Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRANIT BEGOLLI NUK VAZHDON ME FERONIKELIN'74

Çoi ekipin në Superligë dhe ndahet

Granit Begolli — nuk vazhdoi me Feronikelin'74/ TOPSPORTI/ D.S.

Çoi ekipin në Superligë dhe ndahet


13 June, 2023 @13:39

As Granit Begolli nuk ka vazhduar me Feronikelin’74, ndërsa sot disa momente më parë edhe trajneri Xhengis Rexhepi bëri të ditur se nuk po vazhdon marrëveshjen me Lirinë. Të dyja këto skuadra siguruan Superligën këtë stinor nga Liga e Parë Grupi A. Begolli kishte shpier Feronikelin’74 si fitues të Grupit A të Ligës së Parë në Superligë, ndërsa Rexhepi Lirinë përmes ndeshjeve të barazhit, duke fituar Ulpianën së pari 3-0 e pastaj edhe Ferizajin pas penalltive 3-0.

Granit Begolli

Begolli ka bërë të ditur se nuk ka dëshiruar të vazhdojë me klubin edhe pse ekipi i ka ofruar atij mundësinë që të drejtojë skuadrën në Superligë. Trajneri 31-vjeçar që para Feronikelit’74 ka drejtuar edhe Lirinë dhe Vëllaznimin ka falenderuar të gjithë në tashmë ish-ekipin e tij, ndërsa i ka uruar suksese në Superligë.

Granit Begolli

“Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74’. Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi mundsinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë. Falenderoj presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi. Faleminderit poashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falenderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub. Falenderoj kapitenin Lapidar Lladrovci dhe te gjithë futbollistët për super sezonen që kalum së bashku.
Mirupafshim Feronikeli 74’.”
— ka shkruar Begolli në postimin e tij në Facebook.◼️


 
Të gjitha lajmet nga