KOMBËTARJA
Curri, mungesa e radhës
11 August, 2015 @15:37
Telashet për qendrën e mbrojtjes së kombëtares para ndeshjeve kyqe me Danimarkën dhe Portugalinë, po vazhdojnë.
Pas lëndimit të Mërgim Mavrajt, që po rikuperohet, pastaj mosstërvitjeve të Lorik Canës dhe Arlind Ajetit, për shkak të mungesës së ekipit - tashmë edhe qendërmbrojtësi rezerv, Debatik Curri, është lënduar keq.
Ai ka thyer këmbën në stërvitje me ekipin e tij Flamurtari, pas një dueli me Bruno Telushin, shkruan Panorama Sport sot. Mungesa e raportuar për të është së paku tre muaj jashtë fushave.