Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOS/MAVS

Dallas kërkon Rondon

Dallas kërkon Rondon


30 June, 2013 @1:15

Sipas lajmit të gazetarit Adrian Wonjarowskit nga Yahoo.com, qëllimi kryesor i Dallas Mavericksit, për këtë verë, do të jetë transferimi i basketbollistit të Boston Celtics, Rajon Rondo.

Menaxheri i Bostonit, Danny Ainge, është duke kërkuar, që ta rindërtojë skuadrën, ku para disa dite, u larguan nga skuadra yjet si Kevin Garnett e Paul Pierce, të cilët u shkëmbyen në Brooklyn Nets.

Ainge, vendosi t’i shfrytëzojë ofertat edhe për Rondon 27 vjeçar. Ndërsa Dallasi për Rondon, mendon të jep në shkëmbim lojtarët si Shane Larkin dhe Ricky Ledo.  Mbetet të shihet se a do të realizohet ëndrra e Mavs-ve.

Rondo, ishte lënduar gjatë stinorit, i cili nuk arriti të luaj në Play Off, që i kushtoj Bostonit shumë, ngase u eliminuan në raundin e parë, nga New York Knicks dhe ka mundësi që ai të largohet nga skuadra, prandaj Dallas Mavericks mendon ta shfrytëzoj këtë.


 
Të gjitha lajmet nga NBA