REFERËT

Dardan Çaka në derbi
14 October, 2021 @23:27
Njëri ndër referët e dalluar të Kosovës, Dardan Çaka, është përcaktuar të ndajë drejtësinë në përballjen derbi të xhiros së nëntë të Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit që zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 13:00 në Gjilan.
Superliga rinis të premten, 15 tetor, pas pushimit 10-ditor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa luhen dy ndeshje atë ditë. Për të shtunën janë përcaktuar tri ndeshjet tjera.
DUELET dhe REFERËT KRYESORË NË ATO NDESHJE:
E premte, 15 tetor
Ulpiana-Drita, Visar Kastrati;
Drenica-Feronikeli, Gramos Shala;
E shtunë, 16 tetor
Gjilani-Ballkani, Dardan Çaka;
Dukagjini-Malisheva, Shpëtim Murtezi;
Prishtina-Llapi, Alban Shala.
Të gjitha ndeshjet nisin në ora 13:00.
Kujtojmë, Ballkani është lider i Superligës pas tetë xhirove të para me 16 pikë, tri pikë më shumë sesa rivali i radhës, Gjilani. Ndërkaq Drenica e dyta ka 14 pikë.