RIKTHIMI
KF Malisheva kthehet nga Durrësi
13 October, 2021 @20:50
Futbollistët e Malishevës janë rikthyer sot nga Durrësi, ku ekipi për gjashtë ditë ka kryer stërvitjet për të shfrytëzuar pushimet për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.
Të drejtuar nga Arsim Thaçi, KF Malisheva “ka marrë energji të reja” për t’iu rikthyer Superligës së Kosovës më 16 tetor ku do të ndeshet me KF Dukagjini në Klinë.
Në tetë xhirot e para të stinorit KF Malisheva që është duke e kaluar stinorin debutues në Superligë ka 12 pikë, me tre fitore e tre barazime.