FIFA
FIFA reagon ashpër pas incidentit në “Air Albania”
13 October, 2021 @11:24
Shtëpia Botërore e futbollit FIFA ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në stadiumin Air Albania të Tiranës, kur pas golit të Polonisë, lojtarët e saj u goditën me shishe plastike të hudhura nga tribuna e afërt prapa golit.
FIFA ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerime për gjëra të tilla, ndërsa gjyqtari kryesor i ndeshjes Clement Turpin ndërpreu për 15-minuta ndeshjen, që vazhdoi vetëm pas paralajmërimeve të folësit të stadiumit për rifillim të duelit.
Shqipëria u mposht nga Polonia në ndeshjen vendimtare të saj për të siguruar një vend për PlayOff të Botërorit të Katarit 2022. Polakët fituan 0-1 në Tiranë mbrëmë.
“FIFA është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese për Botëror për të marrë vendimin më të përshtatshëm. FIFA fuqishëm dënon incidentet në Anglia-Hungaria dhe Shqipëria-Polonia dhe dëshiron të theksojë se është kundër çdo forme të dhunës, diskriminimit dhe abuzimit. FIFA është deklaruar shumë qartë, me zero tolerancë ndaj këtyre sjelljeve të neveritshme në futboll,” shkruhet në raport.