SHQIPËRIA
Reja: Luajtëm si të barabartë, nuk e merituam humbjen
12 October, 2021 @23:48
Pas ndeshjes me Poloninë, trajneri i kombëtares Edoardo Reja u shpreh për media.
“Të vjen keq se bëmë një ndeshje të mirë, nuk e pritja një ekip me kaq temperament. Treguam që mund të luanim ndaj Polonisë. Po lëshonim pak e po bëja gati zëvendësimet. Bëmë disa gabime dhe njëri na dënoi, më vjen keq se barazimin mund ta merrnim, mjaftonte të ishim pak më të vëmendshëm.
Nuk flas për mungesat, kisha 16 lojtarë të gatshëm. Sigurisht 6-7 lojtarë që mungojnë sigurisht peshojnë për lojtarët, dhanë gjithçka dhe kisha besim te ata. Kish besim te paraqitja. Ata shiheshin që ishin të fortë edhe fizikisht, në mbrojtje nuk linin hapësira. Po bënim zëvendësimet dhe pastaj bëmë gabime individuale që nuk duhej ta bënim. Më vjen keq se djemtë duhej e meritonin kënaqësinë që të mos humbnin ndeshjen.
Një ambient të tillë e vështirë të gjesh në Europë, se një tifozeri e tillë, i gjithë stadiumi, djemtë e ndjenë ngrohtësinë. Ishte një tifozeri për drithërima. Bravo tifozëve dhe bënë që skuadra të jepte këtë paraqitje, se paraqitjen e bëmë pavarësisht vështirësive, ishte e mirë dhe ishim në lartësinë e Polonisë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”- u shpreh trajneri italian.