Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NISEN

Dardanët fluturojnë drejt Suedisë

Foto: FFK

Dardanët fluturojnë drejt Suedisë


8 October, 2021 @10:31

Futbollistët dhe stafi i Kosovës është nisur në mëngjesin e sotëm për në Stockholm të Suedisë.

Lirim Kastrati

FFK-ja ka bërë të ditur se ekspedita e përfaqësueses së Kosovës ka marrë fluturimin për vendin skandinav, derisa në ekip nuk është regjistruar ndonjë mungesë, qoftë për shkak të lëndimeve në ditët e kaluara, qoftë me COVID-19.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Me të arritur atje, Kosova do të shkojë drejt Solnas, ku në orën 18:00 do të zhvillojnë stërvitjen në fushën e stadiumit “Friends Arena”.

Visar Bekaj

Nesër, 9 tetor, me fillim prej orës 18:00 Suedia - Kosova ndeshen në kuadër të Grupit B kualifikues për Katar 2022. Suedia është favorite në këtë ndeshje, ndërsa futbollistët e Kosovës ditë më parë janë shprehur që besojnë në një rezultat pozitiv.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror