FTESA
De Biasi fton Manajn
22 October, 2015 @13:38
Sulmuesi i shpresave të Shqipërisë, Rei Manaj, do të merr ftesën për miqësoren e radhës të kuqezinjëve seniorë, kanë shkruar sot mediat tiranase.
Në një bisedë me Gazzetta dello Sport, Gianni De Biasi i ka bërë të ditur gazetës në fjalë se ai do t’ia jep rastin sulmuesit 18 vjeçar të Interit që në përballjen e ardhshme të kuqezinjëve.
Manaj llogaritet si një talent i madh i kuqezinjëve pasi që me 18 pranvera u kërkua nga Juventus dhe Inter gjatë verës, derisa tashmë ka regjistruar edhe debutimin në Serie A nën urdhërat e Roberto Mancinit.