PARA EURO 2016
De Biasi vendos në maj
21 March, 2016 @11:38
Tregoi të ftuarit e radhës. Komponimi vazhdon, ndërsa në miqësore pret lojë interesante, më shumë për të parë gjendjen e lojtarëve.
“Do të luajmë ndaj dy kundërshtarëve që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe do të shoh me kujdes gjendjen e lojtarëve. Për listën përfundimtare do të vendosi në maj, atëherë do të përcaktohet ekipi që do të na përfaqësojë në EURO 2016,” ka thënë De Biasi në konferencën e sotme për shtyp, pasi që publikoi listën e të ftuarve.
Sa i përket ftesës për Rashicën ai ka shtuar se në plan ka pasur edhe Liridon Latifin e Rey Manajn.
“Kam pasur në plan të ftojë edhe disa talentë si Latifi, Rashcia e Manaj, por ata kanë ndeshje të rëndësishme me U-21 dhe nuk dua t’ia prish skuadrën Redi Jupit. Mund t’ju them se vetëm Rashica do të jetë në njërën nga ndeshjet,” ka thënë De Biasi më tutje.
Shqipëria luan miqësore me Austrinë dhe Luksemburgun, më 26 përkatësisht më 29 mars.