MIQËSORJA E DYTË
Debuton Rashica, Shqipëria fiton
29 March, 2016 @22:07
Përfaqësuesja e Shqëipërisë ka arritur të mposht Luksemburgun në miqësoren e dytë të muajit mars, por vetëm ku ata kanë mbetur me 10 lojtarë në fushë.
Golat kanë ardhur në gjysmorëshin e fundit të ndeshjes, kur i posafuturi Armando Sadiku ka shënuar për 1-0 pas asistimit të Ergys Kaçes, ndërsa më pas Sokol Çikalleshi ka vulosur fitoren.
Si kapiten sonte e nisi Ledian Memushaj, ndërsa u largua në pjesë të dytë. Risi e kombëtares është debutimi i talentit të Vushtrrisë, Milot Rashica, që u gjend mirë në krahun e djathtë.
Luxembourg 0-2 Albania - ALL GOALS HD by HaijRJHD
FORMACIONI I SHQIPËRISË SONTE:
Etrit Berisha (Orges Shehi 60'); Naser Aliji (Ermir Lenjani 60'), Arlind Ajeti (Odise Roshi 68'), Berat Xhimshiti, Frederic Veseli; Migjen Basha, Burim Kukeli (Ergys Kaçe 45'), Herolind Shala (Armando Sadiku 60'), Ledion Memushaj (Kap.) (Milot Rashica 60'); Shkëlzen Gashi, Sokol Çikalleshi; |