Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E KUPËS

Deklarata e Munishit para finales

Deklarata e Munishit para finales


29 July, 2020 @11:36

Para finales së Kupës, për Supersport është shprehur Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit.

“Normalisht që presioni më i madh është te Prishtina dhe kjo bën që ne të jemi më të qetë.

Me çdo kusht do të tentojmë maksimumin, që ta arrijmë qëllimin tonë.” - u shpreh Munishi.

Më tutje, trajneri në fjalë foli edhe për të ardhmen e tij.

“Sa i përket meje, unë dua të qëndroj te Ballkani. Jam shumë i lumtur këtu. Kjo varet edhe nga presidenti, nëse e dëshiron vazhdimin e bashkëpunimit apo jo, por sa i përket meje, unë do të qëndroj te Ballkani, përkundër ofertave që kam.”

Ndeshja finale mes Prishtinës dhe Ballkanit luhet sot (29 korrik) me fillim nga ora 17:45.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga