PRIZRENI - RAHOVECI
Derbi i kreut në “Sezai Surroi”
21 March, 2021 @11:11
Sot nga ora 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” takohen Ponte Prizreni me Rahovecin.
Lideri i Superligës Prizreni, kërkon vazhdimin e serisë prej 3 fitoreve rresht dhe dëshiron ta sigurojë pozitën e parë sa më shpejtë, kurse Rahoveci me fitoren eventuale do të barazohet me Yllin në pozitën e dytë.
Rahoveci në këtë sezon nuk arriti ta mposht Prizrenin në 3 ndeshjet e luajtura, derisa kërkohet fitorja e parë e stinorit.
Prizreni aktualisht me 17 fitore e 7 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Rahoveci me 15 fitore e 9 humbje në pozitën e tretë.