BKT SUPERLIGA

Derbi ‘live’ në FIBA
18 November, 2012 @12:04
Derbi i vitit në basketbollin kosovoar që luhet sonte ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës përveç interesimit të jashtëzakonshëm dhe nxehtësisë që do ta ketë si derbi do ta ketë edhe një të veçantë ekskluzive dhe për herë të parë në Kosovë.
Sigal Prishtina dhe Peja do të transmetohet drejtpërdrejtë në vegëzën e FIBA-së statistikisht, nëpërmjet programit statistikor të shtëpisë më të madhe të basketbollit botëror.
E njeriu që i mban statistikat e ish kampionit, Fidan Shatri, ka thënë ekskluzivisht për Borozani.com, se ky është hapi i parë para pranimit të Sigal Prishtinës në Balkan League për shkak se aty të gjitha ndeshjet transmetohen drejtëpërdrejtë statistikisht.
Ata që janë ‘online’ gjatë ndeshjes dhe nuk kanë mundësi të jenë para televizionit ose në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, mund ta përcjellin ndeshjen me shifra në vegëzënhttp://www.fibalivestats.com/matches/24332/06/48/52/18wB8Jkz6ZI0o/
Borozani.com posedon programin e tillë dhe fton të gjitha ekipet dhe shkollat e interesuara të basketbollit që dëshirojnë ta kenë këtë program të shkruajnë në [email protected].