Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIM KASTRATI

Derisa jam i Lokomotivës, jap maksimumin këtu

Foto: NKLokomotiva/fb

Derisa jam i Lokomotivës, jap maksimumin këtu


11 April, 2020 @13:10

Futbollisti i Kosovës Lirim Kastrati me bashkëlojtarin e tij Denis Kolinger kanë qenë temë e emisionit sportiv të RTL-it në Kroaci, derisa kanë treguar për stërvitjet individuale që po i bëjnë dhe po u mungojnë ato me ekipin.

Në anën tjetër, Kastrati është pyetur edhe për fundin e sezonit, pas së cilës do të jetë lojtar i Dinamos së Zagrebit, me të cilët ka nënshkruar muaj më parë.

“Derisa jam lojtar i Lokomotivës do të jap maksimumin këtu,” ka thënë ndër të tjera Kastrati.

Në anën tjetër, Kastratit tash i shtyhet edhe shkuarja në Dinamo pasi që nuk po dihet se kur do të përfundojë stinori në HNL të Kroacisë.

“Marrëveshja thotë se bëhem lojtar i Dinamos kur të përfundojë stinori, tash të shohim,” ka thënë i buzëqeshur Kastrati, derisa ka pohuar në pyetjen e gazetares që ka thënë qoftë edhe në shtator.

Zyrtarët e Lokomotivës gjithashtu kanë bërë të ditur se nuk kanë pasur fare problem nga lojtarët në uljen e të ardhurave për muajt derisa zgjat pandemia, duke treguar që secilit i është ndalë rroga ndryshe prej të tjetrit, ku atyre që marrin më shumë i është ndalur më shumë, e atyre që kanë rrogën më të vogël, i është ndalur një pjesë e ulët.

Kastrati 21 vjeç kja nisur karrierën e tij në Kikë të Hogoshtit, për të dalë për 2 vjet te Shkëndija U19 e Tiranës, prej së cilës në fillim të janarit 2018 u bë pjesë e Lokomotivës U19 e prej aty tash do të bëhet pjesë e klubit më të madh kroat, Dinamo.

Kastrati është zyrtarisht lojtari më i shpejtë i elitës kroate të futbollit sot. Dinamo Zagreb ka paguar 1.8 milionë euro për kartonin e Kastratit në arkë të Lokomotivës.

Përndryshe, Kastrati ka humbur duelin me Kolingerin në tenisin me këmbë.


 
Të gjitha lajmet nga