RENNES 1-1 PSG

Dështon Parisi, Lille para titullit
9 May, 2021 @23:28
Paris SG ka humbur dy pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, pasi ka barazuar me rezultatin 1-1 si mysafir ndaj Rennes.
Parisi e gjeti golin në minutën e 5’ shtesë të pjesës së parë, kur Neymari konkretizoi në gol penalltinë e akorduar.
Në pjesën e dytë, Parisi pati mundësinë ta mbyllë ndeshjen duke shënuar edhe golin e dytë, por Draxleri dhe Kean nuk arritën të shënojnë në dy raste të mira. Goli i barazimit për Rennesin erdhi në minutën e 70’ kur Guirassy gjeti golin pas një goditjeje me kokë.
Pas këtij barazimi, Parisi mbetet në vendin e dytë me 3 pikë më pak se lideri Lille, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të stinorit.