FUTSALL
Dështon udhëtimi i kombëtares së Shqipërisë në Ukrainë
8 April, 2021 @15:05
Kombëtarja shqiptare e futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e kualifikimeve të Evropianit 2022 me Ukrainën, e cila ishte paraparë të luhet më 11 prill 2021 në Zaporizhia të Ukrainës.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.