Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DURRËS

Diego Longo merr drejtimin e Teutës

Diego Longo merr drejtimin e Teutës


16 June, 2023 @11:21

Pas ndarjes së rrugëve me Edi Martinin për herë të tretë në vitet e fundit, Teuta sot ka zyrtarizuar kryetrajnerin e ri të skuadrës që do të merr timonin e durrësakëve në kampanjën 2023/24 të garave.

Diego Longo 47-vjeç që njeh mirë futbollin shqiptar, ndërsa ka punuar te Flamurtari i Vlorës së fundi, e para saj te Kukësi në Superiore, merr detyrën e shefit të shtabit teknik të Teutës, ndërsa ekipi i ka uruar mirëseardhje aty.

Diego Longo

“KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.” - ka shkruar KF Teuta në njoftim.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore