SHQIPËRIA NË RRUGË PËR EURO 2016

Dihet rivali i radhës
29 February, 2016 @22:25
Kombëtarja e Luksemburgut është kundërshtari i radhës i përfaqësueses shqiptare në futboll për muajin mars, ka bërë të ditur FSHF-ja përmes një njoftimi sot.
Ndeshja do të zhvillohet në Luksemburg në stadiumin Josy Bathel me fillim prej orës 20e15, ndërsa do të jetë e dyta për muajin e ardhshëm pas asaj që do të zhvillohet më 26 mars në Vienë ndaj Austrisë.