TIRANË

Dominim pa fryt
9 July, 2015 @21:59
Partizani i Sylejman Starovës nuk ka arritur të shënojë gol, përkundër dominimit në ndeshjen e dytë ndaj Stromsgodsetit norvegjez.
Kjo i ka kushtuar tiranasve me eliminim, pasi që ndeshjen e parë e kishin humbur 1-3. Në fund, derisa kalonte minuta e 90-të, norvegjezët shënuan për të vulosur fatin e takimit dhe për të prerë të gjitha shpresat e Partizanit për vazhdim në Europa League.