BUCKS - RAPTORS @ GAME 3

Foto: nba.com
Dominim total i Bucksit, kapin epërsinë
21 April, 2017 @10:52
Që nga fillimi i ndeshjes deri në fund, Milwaukee Bucks, asnjëherë nuk e lejoi që ta kalonte në epërsi Toronto Raptors.
Ndërsa gjatë lojës, Bucks, arriti një epërsi prej 36 pikëve, derisa e përfunduan ndeshjen me rezultat 104-77 dhe kaluan në epërsi 2-1 në seri.
Khris Middleton, ishte koshashënuesi më i miri te skuadra vendase me 20, derisa u dallua edhe Giannis Antetokounmpo me 19 pikë të tjera.
Në anën tjetër, yjet e Torontos, ishin në parket vetëm fizikisht, ngase dyshja fantastike e Raptors, Kyle Lowry dhe DeMar DeRozan, që zakonisht shënojnë pikë të majme, kësaj radhe mbetën me 13 pikë të shënuara respektivisht 8, që ndikoi dukshëm në humbjen e skuadrës.
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në palestrën e Milwaukee Bucksit, me 22 prill.