CSKA - BASKONIA @ GAME 2

Kyle Hines, vendimtar sonte te CSKA/ Foto: euroleague.net
Hines, shpëtimtar i CSKA-së
20 April, 2017 @23:04
Kishin mbetur vetëm 1.1 sekonda para fundit të takimit, kur Kyle Hines i CSKA Moskës kap kërcimin në sulm dhe shënon një çift të gjuajtjeve të lira, për t’ia dhënë CSKA Moskës fitoren tepër-tepër të lodhshme ndaj Baskonias dhe avantazhin 2-0 në serinë çerekfinale të Euroligës.
Baskonia ka befasuar për të mirë edhe sonte dhe përkundër se CSKA-ja shihej se do të kalonte lehtë kundërshtarin, kjo nuk qe kështu.
Milos Teodosic me 16 pikë e 8 asistime ka qenë më efikasi te CSKA-ja sonte, ndërsa atij i ndihmuan edhe Kyle Hines e Nando de Colo me nga 10 pikë të shënuara.
Te Baskonia, që u paraqit fortë sonte, 21 pikët e Rodrigue Beaubois dhe 12 të tjera nga Chase Budinger, nuk mjaftuan për befasi.
Ndeshja e radhës zhvillohet në Spanjë. Ekipi që i arrin tre fitore, siguron Final Fourin e Euroligës.