PACERS - CAVS @ GAME 3

Foto: nba.com
Rikthim i madh nga Cavs, afër gj’finales
21 April, 2017 @10:25
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, në ndeshjen e tretë të serisë kundër Indana Pacers, arriti ta mposht kundërshtarin edhe pse ishte 26 pikë në disavantazh, me rezultat 119-114.
26 pikë disavantazh ishte rekordi i NBA-së në histori të Play-Offit, derisa Cavsi e barazoi këtë.
Super ylli i Clevelandit, LeBron James, ishte lojtari i ndeshjes i cili luajti me shifrat magjike triple-double, 41 pikë, 13 kërcime e 12 asistime, derisa e kaloi Kobe Bryantin në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të Play-Offit, duke vendosur në pozitën e tretë.
Në anën tjetër performanca e mirë e Paul Georget ( 36 pikë, 15 kërcime e 9 asistime) nuk mjaftuan për fitoren e parë të serisë.
Cavsi tani kaloi 3-0 në epërsi në seri, derisa i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Konferencës, kurse ndeshja e katërt do të luhet përsëri te Indiana me 23 prill.