Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJA VENDOSET NË MINUTËN E FUNDIT

Dramë në Gjakovë, Ylli fiton në fund

Ekipi i Yllit/ BOROZANI/ Lis Dorambari

Dramë në Gjakovë, Ylli fiton në fund


29 November, 2015 @19:47

Dy minuta para fundit të ndeshjes, Ylli ka pasur 16 pikë epërsi ndaj Vëllaznimit në përballjen e xhiros së XI që zhvillohej sonte në “Shani Nushi”. 

Mirëpo, basketbollistët e ekipit suharekas sikurse lëshuan gjithçka dhe këtë për pak sa e shfrytëzuan gjakovarët që ishin tepër kërkues për fitore, të cilën ua mohoi vetëm preciziteti në fund. 

Genti Zeka shënoi dy treshe në minutën e fundit, derisa Kreshnik Avdija shënoi 2 pikë nga gjuajtjet e lira e Muhamet Kollqaku realizoi një dyshe tjetër për të shtyer Yllin në Time-Out. 

50 sekonda pa përfunduar ndeshja Ylli kishte vetëm 5 pikë epërsi ndaj Vëllaznimit. Derisa Landon Atterberry shënoi një pikë nga 2 gjuajtjet e lira të Yllit, Zeka i Vëllaznimit qëlloi treshen e tretë të minutës së fundit për të ngushtuar epërsinë në vetëm minus 2 pikë 12 sekonda pa përfunduar ndeshja. 

E në luftën e gjuajtjeve të lira për dhjetë sekondëshin e fundit të ndeshjes Atterberry i Yllit ishte i saktë (nga 2 herë nga 2 tentime), si edhe Zeka i Vëllaznimit (që shtoi 2 pikë tjera), çoi ndeshjen në përfundim 88-92 në të mirë të Yllit. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Ylli shënoi fitoren e katërt të stinorit, derisa Vëllaznimit i iku nga dora një rast shumë i mirë sonte. 

Përndryshe, Atterberry ka qenë lojtari më efikas te Ylli me 25 pikë të shënuara, derisa Urim Zenelaj e Montral Scott kanë përfunduar ndeshjen me double-double. I pari ka shënuar 21 pikë e 13 kërcimë, derisa i dyti 14 pikë e 11 asistime në fitoren e ekipit. 

Në anën tjetër te Vëllaznimi lojtarët më të dalluar sonte kanë qenë Blendi Matoshi me 28 pikë të shënuara si dhe Genti Zeka, të cilit vetëm një kërcim i mungoi për të regjistruar double-double prej 25 kërcimeve dhe 9 kërcimeve të regjistruara. 



Statistikat ekipore

Vëllaznimi Ylli
Çereku i parë 20 24
Çereku i dytë 17 18
Çereku i tretë 18 25
Çereku i katërt 33 25
Kërcime 29 41
Asistime 9 23
Bllokada 3 11
Topa të vjedhur 5 9
Topa të humbur 10 7
Tentime për tre pikë 11/30 (36%) 5/22 (22%)
Tentime nga loja 30/74 (40%) 35/70 (50%)
Tentime nga gjuajtjet e lira 17/26 (65%) 17/25 (68%)


Statistikat individuale te Vëllaznimi

1 Blendi Matoshi 28 pikë 4 kërcime 3 asistime
2 Gent Zeka 25 pikë 9 kërcime -
3 Arian Qallaku 12 pikë 3 asistime 2 kërcime
4 Sami Hajzeri 7 pikë - -
5 Kreshnik Avdijaj 7 pikë - -
6 Michel Lewis 4 pikë 3 kërcime 1 asistim
7 Driton Rraci 3 pikë 5 kërcime 1 asistim
8 Mehmet Kollqaku 2 pikë 1 kërcim 1 asistim


Statistikat individuale te Ylli

1 Landon Atterberry 25 pikë 5 kërcime 4 asistime
2 Urim Zenelaj 21 pikë 13 kërcime 7 bllokada
3 Montrael Scott 14 pikë 11 asistime 8 kërcime
4 Egzon Kuqi 9 pikë 4 kërcime -
5 Salajdin Hysenaj 8 pikë 1 kërcim 1 asistim
6 Kreshnik Juniku 6 pikë 3 kërcime -
7 Erris Nushi 5 pikë 1 kërcim 1 asistim
8 Altin Morina 4 pikë 6 asistime 5 kërcime

VAZHDOJNË PA ASNJË DISFATË

Rahoveci në krye

FBK Liga e Parë

Rahoveci në krye

28/11/15 @ 20:05

BASHKIMI PA TELASHE NDAJ KERASAN PRISHTINËS

Lehtë për Bashkimin sonte

FBK Superliga

Lehtë për Bashkimin sonte

28/11/15 @ 19:31

PËRMBLEDHJA E DJESHME

27 humbje rresht

NBA

27 humbje rresht

28/11/15 @ 13:52

VERDHEZINJTË E PANDALSHËM

Peja, stërvitet me Vëllaznimin

FBK Superliga

Peja, stërvitet me Vëllaznimin

27/11/15 @ 20:49

PREMIER LEAGUE

Rekord i ri në Angli, City kampion për të katërtin vit me radhë!

Premier League

Rekord i ri në Angli, City kampion për të katërtin vit me radhë!

19/05/24 @ 19:01

YLLI TREGON DHËMBËT, BARAZON SERINË!

Ylli shkëlqen në pjesë të dytë, kampioni përsëri do të vendoset në “Minatori”

FBK Superliga

Ylli shkëlqen në pjesë të dytë, kampioni përsëri do të vendoset në “Minatori”

19/05/24 @ 18:52

DUELI DHE DATA E BARAZHIT

Barazhi i Ligës së Parë: Dinamo - Prishtina e Re

FFK Liga e parë

Barazhi i Ligës së Parë: Dinamo - Prishtina e Re

19/05/24 @ 18:25

PHOENIX BIE NGA LIGA E PARË!

FFK konfirmon, Phoenix bie në Ligë të Dytë

FFK Liga e parë

FFK konfirmon, Phoenix bie në Ligë të Dytë

19/05/24 @ 17:54

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (35)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (35)

19/05/24 @ 09:08

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43


 
Të gjitha lajmet nga