Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENASI 2-0 FERONIKELI'74

Drenasi fiton derbin lokal, ndalë liderin!

Poza e fitores në zhveshtore, pas triumfit në derbin lokal/ Foto: KFDrenasi/fb

Drenasi fiton derbin lokal, ndalë liderin!


9 November, 2022 @21:33

Laurent Xhylani dhe Shpresim Zogu kanë shënuar nga një gol për pjesë, ashtu që ekipi i Drenasit të fitojë derbin lokal të Gllogocit ndaj Feronikelit’74 që është lider i Ligës së Parë Grupi A dhe do të dimërojë ashtu.

Dyshja e golashënuesve kanë qenë disa herë vendimtar këtë stinor për ekipin që deri tash u drejtua nga Leotrim Krasniqi, ndërsa prej sot nga Ramiz Dervishi, për të shënuar Xhylani së pari me asist të Drilon Lekut, kurse më pas kapiteni i ekipit Qemail Elshani asistoi për Shpresim Zogun që siguroi fitoren.

Drenasi 2-0 Feronikeli’74 [Laurent Xhylani 31, Shpresim Zogu 70]

Me këtë fitore, Drenasi kryen vjeshtën në Ligë të Parë Grupi A me 21 pikë nga 14 ndeshje, duke e shënuar fitoren e gjashtë, ndërsa Feronikeli’74 i drejtuar nga Granit Begolli pashpjegueshëm nuk ishte në formë sot, duke pësuar humbjen e dytë të stinorit. Gjithsesi ata mbyllin vjeshtën si lider të Grupit A, me 28 pikë nga 14 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga