DRENASI 0-0 ISTOGU

Pamje nga fillimi i ndeshjes/ Foto: FCIstogu/fb
Drenasi s’kalon Istogun që mbeti me një lojtar më pak
9 September, 2022 @20:00
Drenasi nuk ka arritur të regjistrojë fitore ndaj Istogut, përkundër se këta të fundit pas pjesës së parë pa gola, nga minuta e 60 e ndeshjes luajtën me një lojtar më pak në fushë.
Ndeshja përfundoi pa gola, Drenasi 0-0 Istogu.
Futbollistët e Leotrim Krasniqit assesi nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e Troftave, ndërsa përjashtimi i portierit Enis Gegollaj, nuk i ndihmoi vendasve në lojë, përkundër se kërkuan golin.
Derisa Drenasi ka regjistruar barazimin e dytë kampional sot, Istogu gjithashtu ka bilans të njëjtë dhe pikë të njëjta me ata.
Xhiron e radhës, Drenasi luan derbin lokal ndaj Feronikelit’74, ndërsa Istogu pret ekipin e ri të Ligës së Parë, Rilindja’1974.