DRENICA - GJILANI

Drenica kërkon të largohet nga zona e rrezikshme
1 March, 2021 @9:57
Sot me dy ndeshje do të mbyllet xhiroja e 22 në Superligë.
Drenica e pret Gjilanin nga ora 13:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Ndeshja e parë sivjet mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me barazim 0-0, derisa në ndeshjen e dytë skuadra e Gjilanit e mposhti Drenicën me rezultat 1-0.
Gjilani aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 31 pikë, kurse Drenica në zonën e rrezikshme me 23 pikë.