SHQIP NË BOTË

Ibrahimaj debuton në kampionatin rus
28 February, 2021 @23:10
Mesfushori kosovar, Ylldren Ibrahimaj, ka pasur një debutim të suksesshëm në kampionatin rus me skuadrën e tij të re, Ural.
Ibrahimaj debutoi si titullar në ndeshjen kundër skuadrës Krasnodar, e cila përfundoi me rezultat 2-2.
25-vjeçari në këtë ndeshje qëndroi në fushë për 75’ minuta, për t’u zëvendësuar më pas si zgjedhje taktike e trajnerit.
Ibrahimaj ishte transferuar në janar nga skuadra norvegjeze Viking te ajo ruse Ural.