Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 2-3 DRENICA

Drenica nuk gabon dhe mbijeton pa barazh

Drenica nuk gabon dhe mbijeton pa barazh


22 May, 2022 @17:26

Edhe pse ka qenë fitore e pritur e Drenicës, ajo në fund paksa është rrezikuar nga të rinjtë e Feronikelit, për të fituar kuqezinjtë në fund derbin rajonal, Feronikeli 2-3 Drenica [Sokol Kiqina 64, Ardi Qorri 74 - Osman Mëziu 45+2, Kreshnik Uka 55, Armend Abazi 62].

Drenica ka qenë dukshëm më e mirë sesa Feronikeli derisa shënoi tri herë në portë të tyre, për të “lëshuar në ler” 30-minutat e fundit të ndeshjes, kur edhe vendasit, në krizë finanaciare dhe me juniorë në fushë, shënuan dy herë për të bërë fundin paksa më të gjallë, por jo edhe për të rrezikuar fitoren e ekipit nga Skenderaji.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Në fund, Drenica mbijeton pa barazh në Superligë, ndërsa Feronikeli, tri herë kampion i Kosovës, prej stinorit tjetër i kthehet gati pas një dekade Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga