EKSKLUZIVE
Drilon Hajrizi: Klubi im i ri do të dihet brenda javës
4 September, 2019 @11:06
Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka Kosova, Drilon Hajrizi, këto ditë është duke u përgatitur për sezonin e ri.
Njeriu që luajti për të gjitha ekipet e mëdha të basketbollit kosovar dhe ka bërë karrierë edhe në Japoninë e largët, ka folur për TopSporti.com pas disa spekulimeve që po shkruhen për te.
“Aktualisht kam shumë oferta nga klube brenda dhe jashtë vendit. Për shkak të arsyeve personale këtë stinor më konvenon të jem në Kosovë. Shumica e klubeve kosovare kanë shprehur interesim për mua, për çka i falenderoj,” ka thënë fillimisht Hajrizi.
“Por, të gjithë fjalët që po qarkullojnë se unë do të luaj për këtë apo atë ekip, për momentin janë spekulime! Andaj, me agjensionin me të cilin bashkëpunoj, besoj që brenda kësaj jave do të përcaktohet se për cilin klub do të luaj këtë sezon,” ka thënë Hajrizi, për të shtuar…
“Kërkoj nga disa klube kosovare më shumë profesionalizëm gjatë informimit të simpatizuesve të tyre, pasi që çdo lajm ndryshe mund t’i zhgënjej ata, për çka sinqerisht më vjen keq,” ka përfunduar Hajrizi.
Mitrovicasi në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Bashkimit të Prizrenit, të cilëve u ka ndihmuar në rrugë drejt gjysmëfinales së PlayOffit.
Driloni 28 vjeç në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 19 pikësh për ndeshje, 9.2 kërcimesh dhe 5.3 asistimesh.