ILLMEN BAJRA
Fitoi përvojë dhe u kthye në skuadër
3 September, 2019 @9:08
Ish ndihmës trajneri i Bashkimit, që u bë kampion me portokallezinjtë, Illmen Bajra, pas përvojës së fituar në Prishtinë në stinorin e kaluar, ku fitoi të gjitha trofetë vendore dhe shkruajti histori me këtë klub në FIBA Europe Cup - do të jetë trajner i ri i Bashkimit për edicionin 2019/20 të Superligës.
Illmeni është trajner i ri që ka bërë mjaft përvojë duke qenë ndihmës i disa trajnerëve në Bashkimi, ndërsa përvoja e fundit me ish lojtarin e njohur dhe tash trajnerin Damir Mulaomerovic veçse ia ka shtuar CV-në atij.
Ai është edhe selektor i Kosovës U18 femrat.