Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRURJE E FFK-së

Drini Miftari, ardhje e re te Kosova

Foto: https://fck.de/de/

Drini Miftari, ardhje e re te Kosova


Teksti: FFK

23 July, 2022 @15:28

Një tjetër futbollist nga Gjermania ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën. Është ky 18-vjeçari i FC Kaiserslautern, Drini Miftari. Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit, por mund të aktivizohet edhe si anësor. Drini aktualisht aktivizohet me ekipin U19 të klubit gjerman dhe e bartë shiritin e kapitenit, derisa ardhja e tij në kampin e Dardanëve është bërë edhe falë angazhimit të përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli. Drini gjatë ditës së sotme, së bashku me familjen e tij ka qëndruar në FFK, ku është pritur nga Agim Ademi.

Drini Miftari

Ai ka konfirmuar se ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën, teksa ka thënë se pret me padurim t’i bashkohet fillimisht Kombëtares 19, por se synimi i tij është që së shpejti të bëhet pjesë e Kombëtares A.

“Jam krenar që kam zgjedhur të luaj për Kosovën dhe mezi pres ta veshë fanellën dardane. Kjo është një mundësi e mirë që t’i tregoj vlerat e mia në fanellën e vendlindjes së prindërve të mi”, ka thënë Drini Miftari, i cili me potencialin që zotëron vlerësohet si një garancë për mbrojtjen dardane në të ardhmen.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova