FINALS: DRITA - ISTOGU
Drita bën hapin e parë drejt Superligës
19 April, 2021 @19:17
Drita e mposhti Istogun me rezultat 92-74 në ndeshjen e parë finale të Ligës së Parë.
Skuadra gjilanase e kishte epërsinë në çdo çerek dhe triumfoi ndaj kundështarit më lehtë se sa që është pritur.
Gjashtë lojtarë te Drita luajtën me pikë dyshifrore, derisa prej tyre u dalluan Arian Memeti me 18 pikë e 13 kërcime, Xzavier Barmore me 16 pikë dhe Qëndrim Demi e Bardh Jakupi me 15 pikë secili.
Te Istogu u veçuan Fisnik Juniku me 25 pikë, 4 asistime e 3 kërcime dhe Ardit Pepaj me 18 pikë e 8 kërcime, kurse në humbjen e Istogut ndikoi edhe performanca e kapitenit Diamant Shabani, që luajti në sulm me 8 pikë, kurse në mbrojtje i rrëmbeu 18 kërcime.
Drita me këtë fitore kaloi 1-0 në epërsi në serinë finale. Skuadra që fiton dy ndeshje do të inkuadrohet në Superligë.