Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 2-1 DRENICA

Drita marshon tutje me fitore në fund të ndeshjes

Drita marshon tutje me fitore në fund të ndeshjes


1 October, 2022 @18:19

Skuadra e Dritës, që po drejtohet nga Atdhe Nuhiu ka shënuar fitoren e radhës në kampionat, për të cilën luftoi mjaft dhe e arriti kah fundi i ndeshjes me anë të golit të shënuar nga Ardit Tahiri, që shënoi me kokë pas asistimit të Besnik Krasniqit, për përfundimtaren: Drita 2-1 Drenica [Blend Baftiu 5, Ardit Tahiri 87 — Bintsouka Koxy 42].

I gjithë fillimi i mbarë i ndeshjes u vështirësua për gjilanasit pas golit të barazimit të shënuar nga sulmuesi në formë i Drenicës, Bintsouka Koxy, që rezultoi i saktë nga 11-metërshi.

TABELA AKTUALE

Gjithsesi Drita më kërkuese, nuk u ndalë derisa gjeti golin e fitores, që i con ata 6 pikë mbi Ballkanin, ku këta të fundit kanë tri ndeshje më pak të luajtura momentalisht.

Në anën tjetër Drenica e drejtuar nga Bekim Shotani ka pësuar për heër të katërt këtë stinor, ndërsa për momentin është e gjashta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga