DRITA

Drita ndahet me njërin ndër mbrojtësit më të mirë të skuadrës
6 June, 2022 @23:04
Para pak çastesh, nënkampionja e Superligës së Kosovës, Drita, ka bërë të ditur se është larguar nga skuadra mbrojtësi, Ardian Cuculi.
Ardian Cuculi ishte njëri ndër mbrojtësit më të mirë të skuadrës gjilanase, derisa nuk është vazhduar kontrata e tij.
Mbrojtësi 34 vjeçar, ishte transferuar te Drita në sezonin 2019/20 dhe që në sezonin e parë e kishte fituar titullin me Dritën.
Ai gjithashtu u bë mbrojtësi i parë në histori të Dritës që ka shënuar në tri kompeticione: Superligë, Kupa e Kosovës dhe në Conference League.
Cuculi me Dritën ka zhvilluar 98 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.