DALJA NË EVROPË

Drita në Evropë si nënkampione, vjen urimi i parë nga skuadra e Superligës
23 May, 2021 @17:52
Skuadra e Dritës me fitoren e sotme ndaj Arbërisë është shpallur nënkampione e Superligës dhe ka fituar të drejtën e përfaqësimit të vendit në garat evropiane për stinorin e ardhshëm 2021/22.
Urimi i parë për ekipin gjilanas erdhi nga fituesi i Kupës, Llapi, i cili po ashtu do të luajë në Evropë stinorin e ardhshëm.
“Urime kryesisë, stafit dhe futbollistëve të FC Drita për plasmanin në gara ndërkombëtare nga vendi i dytë i renditjes tabelare. Shumë suksese për klubin dhe tifozët ‘Intelektualët’. Ju priftë e mbara në Evropë!”, është shkruar në një postim në faqen e Facebook-ut të klubit llapjan.
Bashkë me Dritën e Llapin, në Evropë do të garojë edhe skuadra kampione, Prishtina.