Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 1-3 DRITA

Drita ngrit distancën në krye, me fitore bindëse

Fotot: DritaFC/fb

Drita ngrit distancën në krye, me fitore bindëse


26 November, 2022 @15:04

Vetëm tre ditë pas humbjes turpëruese nga Liria në kuadër të Kupës së Kosovës dhe shkarkimit të pardjeshëm të trajnerit Ardian Nuhiu, Drita është këndellur për të mbyllur stinorin vjeshtor të Superligës me fitore.

Liderja e kampionatit ka mposhtur Drenicën Bajram Aliu të Skenderajt sot, me një lojë bindëse, duke fituar në fund Drenica 1-3 Drita [Besnik Krasniqi 89ag. - Marko Simonovski 42, 69, Besnik Krasniqi 79pen.].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e dytë radhazi në kampionat për bardhekaltërit e Gjilanit, që sot u drejtuan nga trajneri ndihmës, Afrim Shahini, ndërsa sulmuesi verimaqedonas i ekipit Marko Simonovski ka shënuar dy herë për të cuar ndeshjen qetë deri në fund, kur Besnik Krasniqi nga penalltia e bëri 0-3, ndërsa më pas pa dashje shënoi edhe autogol për përfundimtaren!

Marko Simonovski

Derisa Drita tash në krye të renditjes ka 8 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Ballkani për momentin dhe 4 ndeshje më shumë të zhvilluara, Drenica në anën tjetër me humbjen e tetë sezonale mbyll pjesën e parë të stinorit me 20 pikë nga 18 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga