Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PËRFORCIM

Drita zyrtarizon zëvendësuesin e Malokut në portë

Drita zyrtarizon zëvendësuesin e Malokut në portë


18 June, 2023 @14:46

Nënkampionja e Kosovës, Drita, ka zyrtarizuar portierin e ri të skuadrës, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me Laurit Behlulin. Faton Maloku, portieri i Dritës është lënduar dhe nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës gjatë verës, kurse Behluli është parë si zëvendësim ideal i tij. Borozani.com

Këtë e ka potencuar edhe Drita, ndërsa ka prezantuar 22-vjeçarin që deri tash ka mbrojtur portën e Kikës dhe Flamurtarit në Ligën e Parë Grupi B. Përndryshe Behluli është i lindur në Augsburg të Gjermanisë dhe është 188-centimetra i gjatë.

“Kemi knaqësin të ju prezantojmë portierin tonë të ri Laurit Behluli. Lauriti do të zëvendësojë portierin tonë të lënduar Faton Malokun dhe do të jetë një siguri shtesë e portës tonë së bashku me Smakiqin.
Marrëveshja është nënshkruar në prezencë të drejtorit sportiv z. Valon Zymberi dhe lojtarit në kohëzgjatje prej dy viteve. Lauriti është njëri prej portierëve me cilësi të jashtëzakonshme dhe me përvojë të mjaftueshme në disa prej klubeve kosovare, dhe koha është që të dëshmojë veten edhe te ekipi ynë!”
- ka shkruar FC Drita në njoftim.◼️


 
Të gjitha lajmet nga