JANUZAJ
Dua të luftojë për pozitën time
15 August, 2015 @8:46
Golashënuesi i vetëm i takimit të mbrëmshëm që i solli fitoren Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, është bërë temë e mediave angleze sot, derisa vetë lojtari ka thënë se nuk dëshiron të huazohet diku gjatë këtij stinori por dëshiron të luftojë për vendin e tij në ekip.
“Shpresoj të luaj më shumë dhe të shënojë më shumë. Jam i lumtur këtu dhe do të luftojë për vendin e tim në ekip,” ka thënë Januzaj 20 vjeç, që luan për përfaqësuesen e Belgjikës.