Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Duelet më interesante të fundjavës

Wayne Rooney kthehet në Old Trafford, si rival këtë fundjavë.

Duelet më interesante të fundjavës


Shkruan: LUAN MORINA

16 September, 2017 @11:11

Pesë duele që pritet të jenë më interesantet e fundjavës, nga futbolli ndërkombëtar.

1. Leipzig – Monchengladbach (e shtunë, ora 6e30)

Debutimi në Ligën e Kampionëve mund të ketë ndikim në përgatitjen fizike të Leipzigut të cilët mund të paraqiten edhe pa Keitan e lënduar një javë më parë. Sidoqoftë, kurrë nuk është vonë të nisin adaptimin e Kampl dhe të mësohen pa Keitan. Forsberg nuk ka pasur një start të preferuar të sezonit, e Bruma pas ndeshjeve fillestare duket se është kthyer në bankën rezervë.

leipzig

Sulmi nuk është aq produktiv me Poulsenin e Augustin që nuk kanë shënuar akoma. Megjithatë Timo Werner është në formë dhe përkundër mungesës së golave ndaj Monacos, duhet të mos ketë problem ndaj mbrojtjes së Borussias.
E mbrojtja e Borussias është e vetmja që ka shënuar gola këtë sezon për të gjelbrit. Edhe ky sezon nuk po dallon nga të tjerët me një fillim të ngathët, e mundësitë për tu ringjallur kundër Leipzigut janë jo të mëdha. Pos, nëse faktorizohet lodhja e mesjavës tek vendasit.

2. Atletico – Malaga (e shtunë, 15n9)

Diego Costa është imperativ për janar tek Atletico. Asnjë gol i shënuar nga sulmuesit klasik, e krejt çfarë ka ofruar Griezmann kur po ju nevojitet më së shumti ka qenë një karton i kuq që e ka mbajtur jashtë për dy lojë. Megjithatë mesfusha me Koken, Correan, e edhe Partey ka qenë e përkryer këtë fillim sezoni. Mbi të gjitha duhet të shihni njërën nga arenat më të bukura të ndërtuara në Evropës së fundmi, debutimin e Atleticos në Wanda Metropolitano.

wanda

Ndërkohë Malaga ende pret golin e parë nga i huazuari i Swanseas, Borja Baston. Ndoshta është koha të provojnë Rolanin e Penaradan në sulm, pasi as marokeni En-Nesyri për ata pak minuta që i janë besuar s’ka arritur të gjej portën.

3. Chelsea – Arsenal (e diel, ora 2e30)

Vitin e kaluar Marcos Alonso ka befasuar të gjithë. Ngjashëm edhe adaptimi i Moses në pozitën e krahut të Contes që ka shtyrë shumicën e Premier League të provoj 3-4-3. Pak ia kanë dal, e disa kanë dështuar si rasti i Wengerit. Këtë vit në vend të Moses të adaptuar për atë pozicion, Conte ka njërin nga më të mirët në Serie A në pozitën e mbrojtësit të djathtë për këtë formacion. Goli, qoftë edhe pahiri mund të jetë një katalizator për Zappacostan edhe krejt vijën e mbrojtjes së Chelseat. Christensen është përshtatur mirë, edhe Rudiger njashtu. Dhe mbrojtja është kryesorja për ta. E Bakayoko ka shkëlqyer herën e fundit në Premier League. Mos të flasim për Moratan i cili po e paguan çdo euro të investuar në të. Chelsea është gati pas asaj lemze ndaj Burnley.

fabregas

Jam skeptik që Nacho mund të funksionoj në mbrojtje treshe. Por, me Kolasinacin dhe Bellerinin në krahë të duhur, Arsenali duket të jetë i rrezikshëm. Problemi do të jetë të mbrohen ndaj krahëve të Chelseat. Shumë rotacione në formacion nuk di se çfarë do ti bëjnë Arsenalit, por me rëndësi për ta është që Sanchez i është kthyer golave.

4. Manchester Utd – Everton (e diel, ora 5)

Manchester United di të mos jetë bindës në shumë raste, sidomos ndaj ekipeve që i konsiderojnë të dorës së dytë. Ky problem i kishte eliminuar herën e fundit nga Liga e Kampionëve. Por, për dallim nga trajneri i atëhershëm, Mourinho merr pikët në fund, sidomos kur ka një qendërsulmues të shkathët, për dallim nga sezoni i kaluar. Me Pogbën jashtë për nja gjashtë javë, Fellaini e Herrera pritet të mbulojnë mungesën e tij. Por, në fakt do të jetë Matic nga i cili do të duhej të pritej më së shumti gjatë kësaj periudhe.

man utd

Evertoni nuk është në ditët më të mira, dhe krejt këtë mund ta fajësojmë në Rooney. Anglezi nuk ka gjetur golin që nga përballja me Cityn, Ramirez po i jepen minutat, por nuk është i pjekur akoma për Premier League, ngjashëm si Calvert-Lewin. Mesfusha është defensive dhe jo e përshtatur për të shënuar gola, pos Sigurdssonit. Problemi është në golashënuesit që i mungojnë këtë sezon me largimin e Lukakus. Problemin do të mund ta zgjidhte vetëm Gueye, ose mbrojtësit nga ndërprerjet eventuale. Në ‘Old Trafford’ është mision i zorshëm për ta që të nxjerrin pikë.

5. Sociedad – Real Madrid (e diel, 15n9)

Illarramendi konsiderohet si dështim në blerjet e Realit. E vërtetë që është mbi-paguar, por për ekipe si Sociedad është i shkëlqyeshëm. Është një nga emrat kryesor në mesfushë përkrah Xabi Prietos i cili pas golit në paraqitjen jubilare të 500të, asistoi dy herë javën e kaluar. Zurutuza rrumbullakon një mesfushë të shkëlqyeshme të baskëve, me Juanmin para, e të ardhurin nga Reali, Diego Llorente në mbrojtje. Tre gola në dy ndeshjet e fundit, të vetmet në të cilat ka startuar e bëjnë atë njërin ndër mbrojtësit më eksploziv në Evropë javën e fundit. Të shohim si do të reagoj ndaj ish-ekipit të tij dhe nëse Januzaj do të startoj edhe këtë javë.

sociedad

Kartonët e verdhë të Carvajalit mund të jenë problem po aq sa të kuqtë e Ramosit e së fundmi edhe Marcelos. Eksperimenti i Zidane të luaj me Theon e Marcelon në të njëjtin formacion nuk më është dukur shumë i mençur kur ka shumë opsione tjera. Problemi me Benzeman mund të zgjidhet javën e ardhshme me kthimin e Ronaldos. Kanë hasur shumë në probleme për të shënuar së fundmi pa portugezin, por pos dënimeve edhe lëndimet disi iu kanë lëshuar madrilenëve. Ndoshta msyshi!!! Sidoqoftë, kundër Sociedadit s’do ta kenë lehtë.


STATS

Defoe në histori, i bashkangjitet 4 legjendave

Premier League

Defoe në histori, i bashkangjitet 4 legjendave

15/09/17 @ 22:58

BOURNEMOUTH - BRIGHTON

Përmbysje për fitoren e parë sezonale

Premier League

Përmbysje për fitoren e parë sezonale

15/09/17 @ 22:50

HANNOVER - HAMBURG

Mavraj s’luan, Hamburgu mposhtet

Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Mavraj s’luan, Hamburgu mposhtet

15/09/17 @ 22:30

ORARI DHE REFERËT

Liga e Parë: Përcaktohet orari i xhiros së pestë

FFK Liga e parë

Liga e Parë: Përcaktohet orari i xhiros së pestë

15/09/17 @ 17:17

ORARI DHE REFERËT

Nesër 3, të dielën 3 ndeshje

FFK Superliga

Nesër 3, të dielën 3 ndeshje

15/09/17 @ 16:15

DUELET E FUNDIT

Tifozat Kuq e Zi në Spanjë, FSHF nxjerrë në shitje biletat për Italinë

Russia 2018/Shqipëria

Tifozat Kuq e Zi në Spanjë, FSHF nxjerrë në shitje biletat për Italinë

15/09/17 @ 15:58

DEBATIK CURRI

Curri kthehet ndaj Vllaznisë

FFK Superliga

Curri kthehet ndaj Vllaznisë

15/09/17 @ 15:13

EUROPA LEAGUE

Edhe një asist nga Milot Rashica

Europa League/Sportistë shqiptarë në botë

Edhe një asist nga Milot Rashica

14/09/17 @ 22:23

EUROPA LEAGUE

Valon Berisha shënon për Salzburgun

Europa League/Sportistë shqiptarë në botë

Valon Berisha shënon për Salzburgun

14/09/17 @ 21:55

EUROPA LEAGUE

Rashica asiston, Vitesse në epërsi ndaj Lazios

Europa League/Sportistë shqiptarë në botë

Rashica asiston, Vitesse në epërsi ndaj Lazios

14/09/17 @ 21:42

RUMANIA E FORTË

Dështim!

Liga e Kombeve/Kosova

Dështim!

06/09/24 @ 22:38

KOSOVA - RUMANIA

Kosova - Rumania, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Kosova

Kosova - Rumania, 11-shet startuese

06/09/24 @ 19:40

FRANCO FODA MBAJTI EDHE SOT STËRVITJE

Stërvitja e fundit: Rikujtim i detajeve teknike dhe skemës

Liga e Kombeve/Kosova

Stërvitja e fundit: Rikujtim i detajeve teknike dhe skemës

06/09/24 @ 15:40

ÇMIMORJA DHE BILETAT

Superkupa: Biletat për çerekfinale, prej 3 deri në 12 euro

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Superkupa: Biletat për çerekfinale, prej 3 deri në 12 euro

06/09/24 @ 15:26

BAST!

Bastoret: Kosova favorite e lehtë ndaj Rumanisë

Liga e Kombeve/Kosova

Bastoret: Kosova favorite e lehtë ndaj Rumanisë

06/09/24 @ 15:08

FORMACIONI POTENCIAL I KOSOVËS

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë

Liga e Kombeve/Kosova

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë

06/09/24 @ 12:01

ARRIJË NË BANSKO

Feronikeli’74 në Bullgari për këndellje pas startit jo të mirë

FFK Superliga/International

Feronikeli’74 në Bullgari për këndellje pas startit jo të mirë

05/09/24 @ 11:08

PARA DUELIT, FOKUSI NË ASPEKT TAKTIK

Aspekti taktik i ndeshjes, puna kryesore e Fodës

Liga e Kombeve/Kosova

Aspekti taktik i ndeshjes, puna kryesore e Fodës

05/09/24 @ 10:40

NIS RIORGANIZIMI

KF Opoja riorganizohet, do të merr pjesë në gara

FFK Liga e Dytë

KF Opoja riorganizohet, do të merr pjesë në gara

05/09/24 @ 09:00

SUPERKUPA E KOSOVËS

Superkupa, të shtunën në Rahovec

FHK Superliga

Superkupa, të shtunën në Rahovec

04/09/24 @ 15:51


 
Të gjitha lajmet nga