Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOBE BRYANT PRET PAU GASOLIN

Dueli i ish shokëve të skuadrës, Chicagos

Dueli i ish shokëve të skuadrës, Chicagos


29 January, 2016 @8:47

Ky ishte takimi i fundit në Staples Center i ish shokëve në Los Angeles Lakers, Pau Gasol që tash luan për Chicago Bulls dhe njeriun që po shkon drejt pensionimit, Kobe Bryant. 

Jimmy Butler ka shënuar double-double prej 26 pikëve dhe 10 kërcimeve, derisa Chicago Bulls ka shënuar fitoren me diferencë më të madhe si mysafir këtë stinor, 23 pikë dallim. 

Spanjolli Gasol nuk i mbeti fare mangu Butlerit me performancë. Pau shënoi 21 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime në shtëpinë e vjetër të tij. 

Bryant në anën tjetër shënoi 10 pikë, derisa Lakers përjetoi humbjen e tetë me radhë, derisa lëvdoi Gasolin si njeri dhe lojtar pas ndeshjes. 

“Inteligjenca e tij dhe mënyra e komunikimit, jo vetëm që i ka qetësuar bashkëlojtarët, por edhe i ka bërë të qeshen dhe të ndihen më të fortë para, në dhe pas lojës. Përveç krejt këtyre, ai është lojtar i madh,” ka thënë Bryant. 

E Gasol pas performancës së shkëlqyer ka thënë se përkundër moshës po dëshmon që është njëri nga lojtarët kryesorë në këtë ligë. 

“Nuk kam çka të tregohem në këtë pikë të karrierës sime. Mendoj se jam ende ndër lojtarët elitë të kësaj lige dhe do të mundohem të vazhdojë kështu derisa mundem,” ka thënë ai për mikrofonat e NBA TV pas ndeshjes. 

Chicago kishte nisur ndeshjen shpejt dhe që në çerekun e parë krijoi distancë të madhe në rezultat, 32-15. Në çerekët tjerë ndeshja kaloi thuajse barabartë, prandaj edhe epërsia e madhe e Bullsit nuk u shkri fare deri në fund. 

Pas këtij takimi, Lakers ka bilanc 9-39, derisa Bulls 26-19.


 
Të gjitha lajmet nga