LIRIA - KEK
Dueli i të fundosurve, fiton Liria
11 May, 2019 @19:00
Liria ka shënuar fitore pas 9 ndeshjeve. Ekipi i drejtuar nga Erdogan Celina ka mposhtur KEK-un sot në Prizren, në përballjen e ekipeve të rëna nga Superliga - që tashmë janë anëtare të Ligës së Parë 2019/20.
Fitorja e fundit e Lirisë daton 6 mars 2019, ndërsa pas 2 muaj e 5 ditësh prizrenasit kanë marrë tre pikëshin e parë, të panevojshëm teknikisht, me fitore 3-1.
Fatih Karahoda ka shënuar për avantazh të Lirisë sot duke qëlluar portën e kundërshtarit për 1-0 (15’), ndërsa shpejt Liridon Fetahaj ka bërë rezultatin 2-0 (20’).
Ky edhe ishte rezultati i pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa kah fundi u shënuan edhe dy gola.
Së pari Rilind Namani uli epërsinë e vendasve, kur shënoi 2-1 (80’) para se të dalë në skenë përsëri Fetahaj që shënoi për përfundimtaren 3-1 (85’).
Liria xhiron që vjen i shkon Gjilanit të rrezikuar. Ndërsa KEK-u pret Ferizajin.