Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Titulli vendoset në xhiron e fundit

Foto: B/R Sports

Titulli vendoset në xhiron e fundit


11 May, 2019 @17:26

Për dallim nga edicionet e kaluara, ku zakonisht titulli fitohej nga Bayerni bindshëm dhe javë pa përfunduar sezoni, këtë sezon, për herë të parë që nga viti 2009, titulli i Bundesligës do të vendoset në xhiron e fundit.

Në takimet e luajtura sot, takime të vlefshme për xhiron e parafundit, Bayerni barazoi 0-0 në udhëtim te Leipzigu, derisa Dortmundi fitoi 3-1 ndaj Dusseldorfit në shtëpi, duke bërë kështu që diferenca mes skuadrave të jetë 2 pikë dhe rrjedhimisht titulli të vendoset xhiron e fundit.

Në xhiron e fundit, Bayerni luan në shtëpi ndaj Frankfurtit, derisa Dortmundi udhëton për t’u ndeshur me Moenchengladbachin.

TABELA AKTUALE

Sipas rregullave, në rast se skuadrat e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, më lart radhitet ajo skuadër që ka golaverazh më të mirë, pra golaverazhi shikohet para ndeshjeve direkte mes skuadrave. Prandaj, për shkak të golaverazhit dukshëm më të mirë, Bayernit i mjafton vetëm një pikë në ndeshjen e fundit për ta fituar Bundesligën edhe sivjet.

Sa i përket pjesëve të tjera të tabelës, Hannoveri dhe Nurnbergu tashmë e kanë siguruar rënien në Bundesliga 2, derisa në Play Out me vendin e tretë të Bundesligës 2 do të luajë Stuttgarti.

E në luftë për vendin e katërt, në xhiron e fundit do të luftojnë tri skuadra: Frankfurti, Monchengladbachu dhe Leverkuseni.

Vlen të theksohet që në fitoren e shënuar nga Werderi sot, asistues në golin e vetëm të skuadrës ishte Milot Rashica, forma fenomenale e të cilit po vazhdon.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga