Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Duhet të fillojmë nga zero

BOROZANI

Duhet të fillojmë nga zero


29 March, 2016 @21:22

Epërsia prej 14 pikëve nga ndeshja e parë, nuk do të thotë shumë për trajnerin e Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides.

Trajneri qipriot, është treguar i matur para ndeshjes me Beroen, duke thënë se skuadra e tij duhet ta fillojë nga zeroja takimin, në mënyrë që të jetë më e vëmendshme ndaj bullgarëve.

“Do të ishte gabim i madh nëse mendojmë se jemi qysh tani në finale, duke harruar ndeshjen e parë dhe ne duhet të fillojmë nga zero. Me këtë logjikë mund të fitojmë ndeshjen dhe të kualifikohemi në finale. Beroe po luan shumë mirë dhe nëse ne nuk luajmë mirë, atëherë do të kemi shumë probleme. Të gjithë jemi gati për këtë ndeshje dhe do të japim maksimumin të jemi në finale të Ligës Ballkanike për herë të dytë radhazi. Jam i sigurt se tifozët tanë do të jenë të jashtëzakonshëm edhe një herë dhe do të na japim më shumë energji dhe fuqi, gjë që e kanë bërë deri më tani,” tha Constantinides për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

RAPORTI I NDESHJES SË PARË

Sigal Prishtina nesër do ta zhvillojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Beroes në Ligën Ballkanike, ndërsa synimi i vetëm për bardhekaltërit është finalja, në mënyrë që të mbrohet titulli i fituar vitin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga