TRANSFERE SHTESË TE VËLLAZNIMI

Dy futbollistët cilësorë të Drenicës, kalojnë te Vëllaznimi
10 July, 2023 @20:35
Pasdite Vëllaznimi ka zyrtarizuar edhe dy lojtarë të ri në skuadër, ndërsa të dy vinë nga skuadra e Drenicës, që ka rënë nga Superliga në Ligë të parë.
Fjala është për qendërmbrojtësin me përvojë të Drenicës, Azem Bejta, që ka qenë ndër më të mirët te skuadra kuqezi e Skenderajt, ndërsa tash 32-vjeçari me përvojën e tij do të jetë te kuqezinjtë e Gjakovës. Bejta ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin e Vëllaznimit.
Njëjtë, edhe Besfort Dervishaj, mesfushori qendror me 24-vjetët e tij pritet të jetë ndihmesë e madhe për klubin gjakovar në kuadër të stinorit që nis më 19 gusht. Dervishaj u zyrtarizua sot te Vëllaznimi, ndërsa ai më parë ka qenë pjesë e Vushtrrisë.
Këta dy janë të fundit për sot në listën e transfereve të Vëllaznimit për stinorin 2023/24 si dhe vazhdimin e kontratave me lojtarët që ka pasur në ekip trajneri Megzon Visoka, që ka vazhduar marrëveshjen me gjakovarët.◼️