BAYERN - FENERBAHÇE
Dy herë në vazhdime për të fituar liderin
31 January, 2019 @23:14
Skuadra gjermane Bayern Munich ka arritur që të ia shkaktoj humbjen e tretë në këtë sezon liderit të Euroligës, Fenerbahçes duke e mposhtur në vazhdimet e dyta me rezultat 90-86 [20-21, 9-13, 23-18, 14-14, ex. 14-14 dhe ex.2. 10-6].
Bayern fitoren e arriti me tepër mund të madh ndaj liderit të Euroligës, derisa ekipet luftuan deri në sekondat e fundit për të gjetur fituesin.
Basketbollistët më efikas te gjermanët ishin Derrick Williams dhe Stefan Jovic, që të dy shënuan nga 19 pikë.
Kurse te mysafirët shkëlqeu Muhammed Ali i cili shënoi 23 pikë, që s’mjaftuan në fund për fitore.
Kjo ishte fitorja e 11 për Bayernin derisa kanë edhe 10 humbje dhe gjenden në zonën e PlayOffit në pozitën e shtatë.
Ndërsa Fenerbahçe vazhdon të jetë lideri i Euroligës me 18 fitore dhe 3 humbje.