SHIKUESHMËRIA E XHIROS XVI
“Minatori” dominon
30 January, 2019 @14:40
Edhe pas xhiros së XVI të Superligës në basketboll është konfirmuar se “Minatori” i Mitrovicës është palestra që mbledh më së shumti adhurues të basketbollit në Superligë.
Në raportin zyrtar të FBK-së, Informatori Nr. 16, shkruan se palestra mitrovicase ka mbledhur 1 mijë e 500 shikues për përballjen e fundit të ekipit ku Trepça u mposht nga Ylli.
Palestrat tjera, as nuk kanë numër të përafërt shikuesisht në krahasim me “Minatorin”.
Në ndeshjen Rahoveci-Bashkimi janë raportuar 200 shikues, Prishtina-Lipjani 50, ndërsa Prizreni-Borea 50.