PARA NDESHJES SZOLNOKI - PRISHTINA
Në kërkim të fitores, për shpresa minimale
30 January, 2019 @11:36
Dueli i sontëm i Prishtinës në Hungari ndaj Szolnoki Olajit pritet të jetë i fundit me shpresë për bardhekaltërit për kalim tutje.
Prishtina duhet të shënojë fitore ndaj ekipit hungarez (ekip ky i vetëm i mposhtur nga Prishtina në fazën e dytë të garave të FIBA Europe Cup 18/19) ndërsa Karsiyaka të mposhtet nga lideri gjerman, Wurzburg.
I tërë ky kombinim për bardhekaltërit duhet të realizohet sonte, ashtu që në përballjen e fundit, Prishtina me një fitore me rezultat më të mirë sesa që është mposhtur nga Karsiyaka në ndeshjen e fundit, të shpresojë në kalim për të tetën e finales së garës.
Karsiyaka, që do të jetë kundërshtarja e ardhshme dhe e fundit e fazës së dytë grupore për bardhekaltërit, kishte mposhtur ekipin e drejtuar nga Damir Mulaomerovic me 22 pikë dallim, 107-85.
Sa i përket ndeshjes së sontme të Prishtinës, ajo nis në ora 18:00 në Szolnok të Hungarisë dhe pritet të transmetohet në kanalin e Youtube të FIBA Europe Cup.
Nëse sonte Prishtina shënon fitore dhe Karisyaka mposhtet nga Wurzburg, më 6 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të ketë shpresë.
TABELA AKTUALE E GRUPIT I:
1 | Wurzburg (GjER) | 4-0 | ||
2 | Karsiyaka (TUR) | 3-1 | ||
3 | Prishtina (KOS) | 1-3 | ||
4 | Szolnoki (HUN) | 0-4 |