SHTOHEN MESFUSHORËT

Dy përforcime shtesë te Ferizaji
16 January, 2023 @16:19
Ferizaji sot ka zyrtarizuar edhe dy përforcime shtesë në skuadër, derisa ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e dy mesfushorëve të rinj, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami.
Dyshja ka nënshkruar për 18-muaj me Ferizajin, ndërsa Krasniqi është mesfushor ofanziv e Islami defanziv. Të dy, kanë ardhur nga Drita te Ferizaji, ndërsa klubi ferizajas ka falenderuar Dritën për lirimin e lojtarëve në fjalë.