ARBËRIA - FERONIKELI

E para e pranverës, Nikli zbret Arbërinë në zonën e rrezikshme
1 March, 2021 @14:53
Pas 4 xhirove pa fitore, më në fund skuadra e Feroniklit i është gëzuar tri pikëve. Kjo ishte njëkohësisht fitorja e parë e Niklit në ligë këtë pranverë.
Fitorja erdhi në takimin e luajtur ndaj Arbërisë, me ndeshjen që në fund u mbyll me rezultat 0-3 (Argjend Malaj 39’, Mendurim Hoti 44’, Damir Kojasevic 78’).
Gjatë pjesës së parë Nikli shënoi dy herë.
Argjend Malaj shënoi për 0-1 në minutën e 39’, e më pas skuadrën në epërsi të dyfishtë e dërgoi goli i Mendurim Hotit (44’).
Në pjesën e dytë, epërsia e Niklit u menaxhua mirë dhe rreth 12 minuta para fundit erdhi edhe goli i tretë. Ishte Damir Kojasevic ai që në minutën e 78’ e gjeti golin e tretë të skuadrës, duke shënuar nga gjuajtja e lirë dhe në fund ndeshja u mbyll me 3 pikë të arkëtuara nga skuadra mysafire.
Fitorja e shënuar sot bën që Nikli të ngjitet mbi Llapin e Arbërinë në tabelë, e kjo e fundit tashmë bie në zonën e rrezikshme të tabelës.